Ministria e Punëve të Brendshme, mbajti ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir.
Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky rajon ndërkufitar gjithmonë ka kultivuar marrëdhënie të veçanta mes banorëve të dy vendeve .
“Bashkëjetesa e mirë e qytetarëve tanë nga dy zonat përkundër kufijve, na shtynë të angazhohemi për lehtësimin e zhvillimit të jetës dhe veprimtarisë së tyre. Duke njohur mirë këtë, jemi sot këtu të angazhuar si dy shtete që të lehtësojmë çdo procedurë që vështirëson zhvillimin dhe bashkëpunimin e tyre”- tha Sveçla.
Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie në një fjalë rasti zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës,Emilija Rexhepi, theksoi se Qeveria e Kosovës me udhëheqjen nga Albin Kurti, e ka si përparësi avancimin e jetesës së qytetarëve dhe të bënë të mundur të jenë afër këto dy religjione.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili u shpreh se bashkëpunimi me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës , për kalimin kufitar shënoj një gjë shumë të mirë për të dyja vendet duke përfshirë edhe patrullimet e përbashkëta./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...