Kosova mund të mos jetë destinacioni i parë që mendoni për pushime për shkak të së kaluarës së saj dhe vendndodhjes në mes të Ballkanit, por sidoqoftë nuk duhet të jeni aq të shpejtë për të shkarkuar Kosovën si një destinacion udhëtimi, sepse ka shumë për t’u ofruar vizitorëve të saj.
Kosova përshkruhet si vend me natyrë të bukur, njerëz miqësorë, çmime të lira dhe fakti që është mjaft e pashkelur e bën edhe më shumë emocionues eksplorimin, shkruan arbresh.info.
Këtë e thonë disa turistë, që kanë ardhur nga Australia e largët e deri tek Pensilvania, për të eksploruar këtë vend në qendër të Ballkanit.
Një turist që ka ardhur nga Australia, thotë se përshtypje i ka bërë arkitektura, ndërtesat, njerëzit që janë miqësorë dhe gjithçka është shume lirë, sipas tij.
“Disa nga arkitektura, ndërtesat, njerëzit janë miqësorë dhe gjithçka është shume lirë. Kam shkuar në pazarin e vjetër, rreth tregjeve, kam qenë në Katedralen Nënë Tereza në krye, në bibliotekë dhe gjithashtu tek statuja e Neëborn-it”, ka thënë turisti nga Australia.
Ndërkaq, një turist tjetër qe ka ardhur nga Izraeli, ka thënë se për herë të parë gjendet këtu, dhe se përshtypje i ka bërë më shumë shumëllojshmëria dhe toleranca.
“Më bën përshtypje gjithnjë e më shumë shumëllojshmëria dhe toleranca që shoh këtu”, është shprehu ai.
Po ashtu, për një turist tjetër që ka ardhur nga Pennsylvania e largët, u shpreh se është një përzierje e bukur e qytetit.
“Unë mendoj se është një vend me të vërtetë i bukur, unë mendoj se është një përzierje e bukur midis qyteteve që shihni, duke u ndërtuar dhe duke u bërë më moderne, dhe vlerat tradicionale”, u shpreh ai.
Turiste tjetër që kishte ardhur nga Republika e Çekisë, sapo kishte mbërritur në Kosovë, ishte e befasuar nga statuja e Bill Klintonit dhe flamujt, dhe nga shtatorja e Madeline Albright.
“Unë erdha këtu tridhjetë minuta më parë, dhe deri më tani duket bukur. Ajo që më bëri përshtypje tani është statuja e Bill Klintonit dhe flamujt dhe gjithashtu pashë diçka për Madeline Albright, kështu që kjo ishte befasuese”, u shpreh turistja çeke./E.Ballazhi/arbresh.info./
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/415980335705196/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...