Iniciativa e prezantuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe të bëra në Kosovë gjatë luftës, po duket më shumë lojë fjalësh se sa një realitet. Të paktën kështu shprehen njohësit e çështjeve të drejtësisë, shkruan arbresh.info.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se një Tribunal ndërkombëtar mund të formohet vetëm pas miratimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Në një përgjigjej dhënë arbresh.info, Blakaj shtoi se për këtë nevojiten edhe votat e pesë vendeve anëtare të përhershme të këtij këshilli.
“Nëse bëhet fjalë për Tribunalet ato krijohen vetëm nga Organizata e Kombet e Bashkuara dhe Kosova nuk ashtë e anëtarësuar, mundet dikush tjetër në emër të Kosovës por është pak e besueshme. Jam skeptik që do të mundë të formohet një Tribunal i tillë. Kosova s’mund të krijoj një Tribunal. Kosova ka Dhomat e Specializuara me përkrahje të Bashkimit Evropian. Pa një bashkëpunim me institucionet Evropiane nuk mund të krijojë një Tribunal. Mund të krijojë mekanizma të Kosovës brenda gjyqësorit të Kosovës”, ka përfunduar ai.
Se një Tribunal ndërkombëtar nuk mund të themelohet pa miratimin e OKB-së dhe pesë vendeve të tjera e thotë edhe Gzim Shala, hulumtues ne IKD.
Sipas tij për momentin një iniciativë e tillë është e pa mundur t’i marrë votat e kërkuara.
“Një iniciativë e tillë e ndërmarrë nga kryeparlamentari Veseli është pa efekt ligjor. Tribunalet e tilla formohen me anë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa për miratimin e një rezolute të tillë kërkohen edhe votat e pesë vendeve anëtare të përhershme të këtij Këshilli (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe). Aktualisht, nuk ka një vullnet nga këto shtete për tu votuar ky Tribunal Ndërkombëtar, aq më pak nga Rusia dhe Kina. Për më tepër, kosto financiare për themelimin e këtyre tribunaleve është jashtëzakonisht e lartë. Në anën tjetër, për krimet në ish-Jugosllavi ka qenë një Tribunal Ndërkombëtar, e që është Tribunali i Hagës. Ky Tribunal e ka përfunduar mandatin e tij, dhe nuk ka asnjë arsye të justifikueshme ose një rrethanë të re për themelimin e një Tribunali të ri ndërkombëtar, të ngjashëm me atë të Hagës”, ka përfunduar Shala.
Avokati Tomë Gashi, në një përgjigjë dhënë arbresh.info, thotë se kjo është më shumë një iniciativa për të mbuluar skandalin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, se sa një iniciativë e vërtet.
Ai thotë se një Tribunal i tillë aktualisht është i pamundur.
“Absolutisht kjo mund të jetë vetëm për shkak të përkujtimit të masakrave që kanë ndodhur në Kosovë. Kjo është një tentativë për ta mbuluar skandalin e formimit të Gjykatës Speciale kundër ushtarëve të UÇK-së. Vetë deputetet e kanë miratuar në gusht të vitit 2015. Për të qenë edhe një Tribunal për Krimet e Serbisë treni ka kaluara në po atë vit. Nuk është dashtë që krimet e luftës dhe të supozuara se kinse i kenë kryer ushtarët e UÇK-së që të dënohen në forma të etnisë. Atëherë është dash të mos ndaheshin nacionalitetet dhe vetëm në këtë mënyrë do të gjykoheshin edhe policia serbe. Tashmë nuk mund të formohet një gjykatë ndërkombëtare, por duhet të forcohet Prokuroria Speciale e Kosovës, vetëm kështu mund të zgjidhen të gjitha rastet”.
Gashi shkon edhe më tej, ai thotë se formimi i një Tribunali ndërkombëtar nuk ka gjasa teorike.
Sipas tij deri tash askund në praktikat ndërkombëtare nuk ka ekzistuar që një shtet të ngrit një gjykatë speciale për shtetin tjetër.
“Një shtet për të krijuar një gjykatë speciale për shtetin tjetër, kjo nuk njihet në praktiken ndërkombëtare. Data e fundit ka mund të jetë viti 2015 kur është bërë gjykata Speciale për ushtaret e UÇK-së. Kosova nuk mund të formoj një gjykatë jashtë territorit, Kosova mund të formoj brenda saj gjykata për krimet e luftës por s’ka gjasa të formojë një Tribunal. Kjo më shumë është iniciativë për të ja hequr mllefin qytetarëve pas miratimit të gjykatës për vete në gushtë të viti 2015.Inciaticva të tilla mund të bëhet por s’ka gjasa teorike të miratohen”, ka përfunduar Gashi.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si i iniciues i kësaj ideje tashmë ju ka dërguar një letër të gjitha shteteve mike duke ju kërkuar të nxjerrin rezoluta që i dënojnë krimet serbe në Kosovë./V.Selimi/Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...