Google ADS

Treni përplas veturën, lëndohen tre persona

11:29 | 1 Korrik 2019
A. B.

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Drenas, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fsdhatin Çikatovë të Drenasit, ku një veturë është përplasur me një tren.

Si pasojë e aksidentit, tre pasagjerët e veturës kanë pësuar lëndime trupore.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme