Kohët e fundit janë shpeshtuar rastet e shpërndarjes së parave false në Kosovë dhe për këto raste thuajse çdo ditë raportohet në polici.
Në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në Policinë e Kosovës kanë treguar se cilat kartëmonedha janë më të falsifikuarat dhe çfarë po bëjnë këto institucione për ta ndaluar këtë dukuri.
Monedhat më të falsifikuara në Kosovë janë: 500 euro, 200, euro, 100 euro, 50 euro.
Nuk ka ditë që në raportin e Policisë së Kosovës nuk raportohet ndonjë raste që ka të bëjë më para të falsifikuara. Tendencat për mashtrim më para false po ndodhin në çdo qytet të Kosovës, me shuma të ndryshme të monedhave.
Të dhënat e paraqitur nga Polica dhe Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se kjo dukuri veçse po rritet për çdo ditë.
“Bazuar nga raportet e pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë në gjysmën e parë të vitit 2018 janë identifikuar një numër prej 330 kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi, kurse shuma e tyre ishte rreth 29 mijë e 310 euro. Pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt”, ka thënë zyrtari për media në BQK.
Ahmeti ka treguar se kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedhat në prerje prej 100 euro dhe 50 euro, të cilat përbënin rreth 76 për qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi.
“Ngjashëm me vitin paraprak gjatë edhe në pjesën e parë të vitit 2018 kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedhat në prerje prej 100€ dhe 50€, të cilat përbënin rreth 76 përqind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi. Denominimet në vlerë prej 20€ përbënin rreth 10 përqind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara gjatë gjysmës së parë të vitit 2018”, ka thënë ai.
Sipas të dhënave të BQK-së, si para të falsifikuara në Kosovë kanë qarkulluar edhe monedhat prej 500 euro, 200 euro, 10 euro dhe 5 euro, të cilat përbënin rreth 14 për qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara gjatë gjysmës së parë të vitit 2018.
Qytetarët e Kosovës janë bërë viktimë e mashtrimit edhe në para të imta, pasi falsifikatorët kanë futur në treg me shumicë edhe monedhën prej 2 euro të falsifikuar.
Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë treguar se kjo monedhë është me e falsifikuar gjatë vitit të kaluar.
“Në gjysmën e parë të vitit 2018 monedhat më të falsifikuara kanë qenë ato në prerje prej 2€ të cilat përbenin rreth 95 për qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi. Pjesa tjetër e denominimeve ishin kryesisht të denominimeve prej 1€, dhe 0.5€, të cilat përbënin rreth 5% të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara gjatë pjesës së parë të këtij viti”, shkruan monitor.
Me falsifikatorët e parave është duke u marrë thuajse çdo ditë edhe Policia e Kosovës. Në këtë institucion kanë treguar se intervenojnë në çdo rast që raportohet për para të falsifikuara.
“Policia e Kosovës në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme për zbatimin e planeve policore, luftimin e dukurive negative, krimin organizuar si dhe reduktimin aktiviteteve ilegale në përgjithësi, të cilat mund të ndikojnë edhe në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se për gjithë vitin 2017 janë raportuar 788 raste me para të falsifikuara, kurse nga janari deri në qershor të vitit 2018 janë raportuar 268 raste.
“Në këtë kontekst në kemi realizuar edhe një numër të aktiviteteve policore edhe kundër veprave penale që sipas Kodit Penal cilësohen “Falsifikim i parasë”dhe mund të konkludojmë se si rezultat i këtyre përpjekjeve operacionale janë konfiskuar dëshmi relevante dhe personat e dyshuar të involvuar në raste të tilla në konsultim me organet kompetente të drejtësisë janë trajtuar konform ligjeve të aplikueshme”.
Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, andaj kushdo që prodhon, transporton, pranon, përdor ose posedon paranë e falsifikuar me qëllim që ta vërë në qarkullim si të vërtetë dënohet me gjobë ose burgim.
Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Nenit 19 – Valuta false, kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura tek institucionet financiare, që dyshohen të jenë false, duhet të tërhiqen nga qarkullimi dhe menjëherë t’u dorëzohen autoriteteve përgjegjëse për këtë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...