Derisa në Kosovë po rikthehet debati i grave të dhunuara gjatë luftës së fundit, çdo eksperiencë e treguar apo e njohur është tmerruese për secilin që e dëgjon dhe e lexon atë.
Rasti i Vasfije Krasniqit së fundmi bëri që populli të këndellet e ta kuptojë edhe njëherë vuajtjen e grave të përdhunnuara.
Një rast tjetër i tmerrshëm, që rrënqethë trupin sa herë përmendet, është ai i Vjollca Salihut. Ajo u përdhunua dhe mbeti e paralizuar në luftën e vitit 1999, por jetoi deri në vitin 2006 kur ndërroi jetë.
Në një fotografi botuar në prill të këtij viti nga NPR, nëna e saj Sanije Salihu tregon më shumë.
“Ajo u dhunua dhe u rrah gjatë vitit 1998-1999 dhe u la e paralizuar. Po të kishte vdekur në luftë, Kosova do ta vajtonte. Më dhem zemra që shkoi vajza sikur asgjë” tregonte nëna e Vjollcës, Sanija.
“Ajo ishte realiste, i zgjidhte problemet me logjikë e jo me emocione” tregon nëna e saj. Vjollcës iu dëmtua pjesa e shpinës dhe gjenitalet ndërsa trupi i saj ishte i mbuluar në cigare. Ajo doli nga shtëpia në vitin 1998, për të blerë ushqim, por nuk u kthye kurrë.
“Mjeku më tha se vajza ka shpëtuar, por ndoshta më mirë të mos kishte shpëtuar në gjendje të tillë” tregon Sanije Salihu.
Sanija, heroinë prej nëne, u kujdes për Vjollcën deri në moshën 28 vjeçare kur ajo ndërroi jetë pas një infeksioni dhe në gjendje të tillë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...