Drejtoresha e Lëvizjes serbe Evropiane, Rada Trajkoviq, i ka komentuar mospajtimet e saj me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj të cilit kishte ngritur edhe kallëzim penal.
Ajo në “BlicInterview” ka treguar se nuk ia ka aspak mëri Aleksandar Vuçiqit për qëndrimin që mbanë, pasi që thotë se nuk ka si të ishte ndryshe një person i cili ka qenë ministër për informim në qeverinë e famëkeqit, Sllobodan Millosheviq.
“Nuk ia kam aspak mërzi, pasi edhe në kohën sa ka qenë ministër për informim në qeverinë e Millosheviqit kështu njëjtë më ka sulmuar e madje më ishte dashur të largohesha nga territori i Kosovës ndonëse përkohësisht”.
Trajkoviq ka treguar se ky konflikt mes saj dhe presidentit serb ka ardhur krejt si pasojë e një politike të kaluar. Ajo madje ka treguar se si e kanë shpallur tradhtare dhe se sa të vështirë e ka pasur që të futet në territorin e Serbisë.
“Po ky ka qenë një konflikt i cili ka ardhur si rezultat i një politike të cilës i ka dalë afati, një politike që mua më ka shpallur si tradhtare dhe si bashkëpunëtore apo në shërbim të një pale. Ashtu që nuk kam mundur që për disa muaj të futem fare në terrorin e Serbisë, madje nuk kam mundur t’i shoh as fëmijët e mi. Kjo flet se në esencë nuk ka pasur kurrfarë ndryshimi te Vuçiqi”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...