Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq në një intervistë ekskluzive për arbresh.info ka folur për kërcënimet që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe shefi i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ia kanë bërë ditë më parë, dhe dorëzimin e Radojqiqit organeve kosovare. Ka përmendur edhe Oliver Ivanoviqin. Ajo ka thënë se nuk ndihet e frikësuar, por se aktivitetet kriminale serbe dhe shqiptare punojnë dhe nga ta mund të jetë e rrezikuar.
Sipas Rada Trajkoviqit, partia Lista Serbe duhet ta shkarkojë Millan Radojqiqin nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie.
“Radojqiq duhet të shkarkohet nga pozita aktuale në LS dhe po ashtu kjo parti duhet të kërkojë nga Beogradi që Radojqiq tu dorëzohet autoriteteve kosovare të drejtësisë dhe të tregon pafajësinë, nëse është i pa fajshëm,” thotë Trajkviq.
Trajkoviq ka përmendur edhe konferencën për media të presidentit serb ku e akuzon të njëjtën se me deklaratat e saj ka bërë që serbËve të arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit iu është vazhduar paraburgimi.
“Kryetari, Aleksandar Vuçiq në konferencë për media ka dal me dokumente të Prokurorisë Speciale të Kosovës rreth vrasjes së Oliverit, se kinse jam unë ajo që po ua shtyje paraburgim atyre serbëve të arrestuar. Unë jam e shqetësuar se si dokumentet e Prokurorisë Speciale derisa është procesi duke u zhvilluar dalin jashtë,” deklaron Trajkoviq.
Sipas Trajkoviqit valles së kërcënimeve iu është bashkuar edhe i ashtu quajturi shef i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, në konferencë për media dhe përmes rrjeteve sociale. Marko Gjuriq para dy dite ka thënë se LS është projekt shtetëror, dhe unë e pyes Gjuriqin “nëse edhe Milan Radojqiq është projekt shtetëror”?
Trjakoviq shton se ka kërkuar mbrojtje nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Nga Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq kam kërkuar mbrojtje nga Presidenti serb, dhe kjo mbrojtje më është ofruar. Policia serbe më ka thënë se nuk je e sigurt as në Kosovë. Kosova është vend i imi dhe nuk mundem pa të. Do të shkojë atje,” thotë Trajkoviq.
Ajo shton se me Oliver Ivanoviqin disa ditë para vrasjes kanë shkëmbyer SMS, jam frikësua se do ta vrasin.
“Ivanoviq më ka thënë ‘Nuk ka kthim edhe nëse me vrasin, do të më vie turp të tërhiqem’. Ka menduar në Millan Radojqiqin dhe grupet kriminale. Më ka thënë se kërcënimet i ka lajmërua në BIA dhe te Vuqiqi.”
Në fund të intervistës Trajkoviq ka përmendur edhe protestat e opozitës në Serbi duke shtuar se dita-ditës presidenti serb Vuqiq është më i dobët, e më i dobët./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...