Topalli, Kurtin e ka quajtur joparimor në raport me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, të cilin, sipas Topallit, Kurti e quajti “argat të Serbisë” sa ishte në krye të qeverisë.
Në një postim në Facebook, Topalli pyet: “Kur shkeli dhe tradhtoi parimet Albin Kurti, dje apo sot?”
Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e Topallit ndaj Kurtit:
Diskutimi për parimet:
-Kur shkeli dhe tradhtoi parimet Albin Kurti, dje apo sot?
Nuk e kisha ndërmend as të shkruaj e as të merrem me Lëvizjen Vetëvendosje sikur një mori aktivistësh të kësaj partie të mos më kishin quajtur jo parimor e tradhtar vetëm pse i thirra miqtë e mi të angazhohen në PSD. Disa edhe më shanë dhe më fyen pa asnjë shkak. Një parti serioze e demokratike nuk do të lejonte diçka të tillë e aq më pak të organizonte vet një fushatë. Në disa vende më të avancuara demokratike kjo do të ishte vepër penale.
Për shumicën e tyre më vjen shumë keq sepse, besoj që janë njerëz të ndershëm dhe besojnë, e besimi i tyre u keqpërdor dhe manipulua nga ai soj njerëzish të cilët nuk i besojnë askujt, nuk janë vet të besueshëm dhe parimet i kanë për formë, por jo për përmbajtje.
Ndodh shpesh që gjërat e rëndësishme harrohen, unë dua të ua freskoj pak kujtesën, aq sa për t’i pas parasysh parimet, të vërtetën dhe shprehjen tradhti.
Besoj që nuk e keni harruar që Kryeministri i atëhershëm i Kosovës Isa Mustafa dërgoi më 28 Nëntor 2015 mbi njëmijë polic , përfshirë këtu edhe njësinë speciale për të thyer Zyrat e LVV në Prishtinë me të cilin rast u burgosën e plagosën dhjetëra aktivistë.
A keni harruar që në kohën në të cilin Isa Mustafa ishte Kryeministër vdiq në burg aktivisti i LVV Astrit Dehari. Albin Kurti e quajti vdekjen e Astritit vrasje, ndërsa për këtë e akuzoi Kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij.
A keni harruar që në kohën e Isa Mustafës u nënshkrua marrëveshja për Demarkacionin nga Ministri i tij i punëve të brendshme, Skender Hyseni.
A keni harruar që Isa Mustafa nënshkroi marrëveshjen për zajednicën.
A keni harruar që Albin Kurti na ftoi në protesta për të brohoritur „Isë, Isë argat i Serbisë“.
Isa Mustafa e quajti pastaj Albin Kurtin “Gomari i Zajednicës”.
Dhe a e patë në fund se si Baba Kurti i shkeli të gjitha këto parime duke harruar zajednicën, demarkacionin, Astrit Deharin, arrestimet e aktivistëve dhe deputetëve, përgjakjen e tyre dhe i shkoi në shtëpi Isa Mustafës dhe e luti për t’u bërë bashkë për të ardhur në pushtet.
Unë ju ftoj të mendoni racionalisht dhe të gjeni një përgjigje për vetveten se në fakt kush i shkeli dhe tradhtoi parimet:
Që Albin Kurti, gënjeu, mashtroi dhe tradhtoi parimet e tij është shumë e qartë. Por kur gënjeu në të vërtetë: A gënjeu kur e quajti Isa Mustafën “Argat i Serbisë”, apo po gënjen tani kur po thotë që Isa Mustafa është i mirë prandaj dhe e fton të qeveris me të?
Nëse Isa Mustafa paska qenë “Argat i Serbisë”, pse përpiqet Albin Kurti ta kthejë argatin e Serbisë në qeverisje?
Po gjaku i derdhur i aktivistëve, jeta e Astrit Deharit, gjithë ato vite burg, gjithë ato përndjekje kundër Zajednicës dhe Demarkacionit, pse u bënë nëse nënshkruesit e demarkacionit dhe zajednicës duhet të qeverisin krah për krah me Albin Kurtin?
Dhe në fund cili është këtu dallimi që bën Kurti mes Thaçit dhe Mustafës që bënë të njëjtën gjë?
Cila është e vërteta dhe kush është tradhtari e kush gënjeshtari? A do të bashkëpunonte Kurti me Thaçin sikur ky i fundit të ishte në opozitë? Dhe mbi të gjitha cili është këtu parimi?
Përfundimi është ky: Në luftën për pushtet si duket nuk ka parime, nuk ka dinjitet. Në këtë pikë Albin Kurti nuk dallon as nga Isa Mustafa, as nga Hashim Thaçi.
Ju mund të vazhdoni, të shani, të fyeni të shpifni e të merreni me secilin aktivist e zyrtar të PSD-së, jo vetëm me qëndrimet tona politike por edhe me jetën tonë private. E nëse është kështu atëherë ju ftoj të merreni edhe me jetën e Albin Kurtit, Liburn Aliut, Xhelal Sveqlës, Hysen Durmishit e të tjerëve, me financat e LVV-së, barazinë dhe abuzimet brenda LVV-së, ta shohim në fund kush po del që mbron e promovon vlera e parime dhe kush po i shkel ato.
Nëse keni menduar se kështu mund të më mbyllet, goja keni gabuar. Do të ndodh e kundërta. Mua nuk më frikësoni dot sepse unë ndjek parimet dhe jo rrjedhën e lumit. Kështu do t’i frikësoni vetëm qytetarët të cilëve ju flisni çdo ditë për një jetë me dinjitet, për liri e demokraci dhe të njëjtën kohë nuk leni gur pa lëvizur kundër shokëve e shoqeve tuaja të dikurshme që nuk bënë asgjë tjetër përveç se nuk menduan njësoj si Albin Kurti. Të menduarit ndrysh në LVV na doli të jetë krimi më i madh i mundshëm. Unë nuk jam në Lëvizjen Vetëvendosje për shkak që Albin Kurti ma vodhi shpresën dhe ëndrrën për një politikan dhe politikë ndryshe. Nuk jam më pak i zhgënjyer se ju, më pak i mashtruar dhe më pak i keqpërdorur, por së paku nuk jam oportunist.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...