Deklaratat e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zekës, ndaj avokatit të njohur në Kosovë, Tomë Gashit, kanë bërë që ky i fundit të ketë reagim të ashpër ndaj tij.
Gjatë kësaj të diele deputeti Milaim Zeka hodhi përmes facebook akuza në drejtim të avokatit Tomë Gashi, duke thënë se është njëri ndër fajtorët kryesor për gjendjen e rëndë të sistemit të drejtësisë në vend, njofton Klan Kosova
”Njëri nga fajtorët kryesorë për katandisjen e sistemit të drejtësisë në Kazanin e Krimit, është Tomë Gashi” shkruan ai ndër të tjera në facebook.
Siç shkruan Bota Sot, avokati Tomë Gashi iu është kundërpërgjigjur deputetit të Nismas Milaim Zekës, duke i përmendur Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
”Për mua dhe për ata që me të vërtetë më njohin nuk kishte qenë aspak mirë që njeriu si Milaim Zeka – Znaçka siç e ka quajtur Kadri Veseli, të thotë edhe një fjalë të mirë për mua”.
”Unë jam OK që më ‘shan’ Milaim Zeka, ai garant ”din” shume gjëra për të gjithë ne!”, është shprehur avokati i njohur Tomë Gashi.
”Soji i Milaim Zekës – Znaçka nuk lëndohet aspak me fjalë këtë e din më së miri deputeti në kohën kur ka qenë deputet i Vetëvendosjes, Zotri Frashër Krasniqi”.
”Por unë nuk jam ai. Jam Tomë Viktor Gashi”, përfundon përgjigjien avokati duke iu referuar akuzave që Milaim Zeka ka bërë ndaj tij, njofton Klan Kosova.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit