Avokati, Tomë Gashi, ka thënë se deklarata e Ambasadorit të Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebet, për pagesat e veteranëve të rrejshëm ka qenë e pazakontë por shumë e drejtë.
“Ai nuk e ka shfrytëzuar rastin por i ka ardhur që ta thotë. Ai u ka mbajtur një ligjeratë qytetarëve të Skenderajt dhe Kosovës se çfarë është boll, është boll. E ka thënë me të drejtë duke pretenduar se një pjesë e shumave për veteranët e rrejshëm – e dimë që ka – që ky keqpërdorim të ndërpritet”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.
“Ne po ua paguajmë ujin, ndërsa ju paguani veteranë të rrejshëm”, kishte deklaruar ambasadori zviceran gjatë inaugurimit të një ujësjellësi në Skënderaj i mbështetur financiarisht nga Zvicra.
“Ka qenë reagim i qëllimshëm që të ngritet ndërgjegjja e qytetarëve përmes inaugurimit të ujësjellësit në Skenderaj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj kanë jetuar në Zvicër, ai nuk i ka mohuar vlerat e ushtarëve të vërtetë. Ai ka thënë se një pjesë e buxhetit për veteranët do të mund të përdorej për infrastrukturë”.
Gashi ka theksuar se kjo deklaratë e Lebet nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
“Zvicra është vend mik. Nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Prokurorisë dhe Gjykatës. Zvicra është ndër shtetet më mike. Nëse Zvicra nuk ka të drejtë të përzihet në punët e Kosovës, Amerika dhe Gjermania, atëherë nuk paska të drejtë askush”.
“Kosova nuk është shtet veç i shqiptarëve, është edhe i amerikanëve dhe të tjerëve. Zvicra e ka ndihmuar më së shumti Kosovën. Zvicra e ka bërë më ujë të pijshëm atë pjesë, ndërsa ka politikanë që kanë drejtuar shtetin dhe vijnë nga ajo pjesë dhe 20 vjet i kanë lënë qytetarët pa ujësjellës”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...