Google ADS

Time Kadrijaj në listën e veteranëve mashtrues, thotë se nuk ka marrë asnjëherë pension

22:06 | 16 Shtator 2018
V. S.

 

Pas publikimit të listave me emrat e veteranëve të rrejshëm nga lajmi.net ka reaguar edhe ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Time Kadrijaj, pasi që edhe emri i saj ishte në këtë listë.

Kadrijaj, e cila aktualisht është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shfaqur shumë e zemëruar për përfshirjen e saj në këtë listë.

“Unë dezertere e ju heronjë!”, është shprehur ajo në Facebook.

E kontaktuar nga lajmi.net për ta pyetur nëse ka aplikuar për ta marrë pensionin e veteranit, Kadrijaj tha se nuk do ta bënte asnjëherë një gjë të tillë.

“Ligjin e kam bërë vet dhe e di se ma ndalon një gjë të tillë, pasi që ligji thotë se nuk mund të merr pension ai që është në një marrëdhënie pune”.

Ndërsa për publikimin e emrit të saj në listat e veteranëve të rrejshëm, Kadrijaj shkurt tha se atë e mbrojnë luftëtarët e luftës e ushtarët e UÇK-së.

Ndryshe, Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve. Kjo bëri që procesi të përshpejtohet pasi edhe pati reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme