Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është e ftuara e radhës e Gjykatës Speciale.
Këtë e ka konfirmuar për koha.net vetë Kadrijaj, e cila ka thënë se nga Specialja është kontaktuar sot, ndërkaq pritet që atje të paraqitet diku në shtator.
Ajo tutje ka shtuar se ende nuk e ka marrë ftesën, ndërkaq Gjykata e ka kontaktuar për të mësuar vendndodhjen e saj për t’ia dërguar ftesën.
“Sot më kanë kontaktuar nga Gjykata, më kanë thënë se e kam një ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën e Hagës diku në shtator. Ftesën nuk e kam ende, kanë dashur ta dinë ku jam në mënyrë që të më dorëzohet ftesa”, ka thënë ajo.
Tutje Kadrijaj nuk ka dashur të përgjigjet nëse ajo do të japë dorëheqje nga posti i saj i deputetes, ashtu siç ka vepruar edhe shefi i saj i partisë, Ramush Haradinaj, kur tha se po dorëhiqet nga posti i kryeministrit në mënyrë që në Gjykatën e Hagës të paraqitet si qytetar i Kosovës, e jo si kryeministër.
“Ta marrë njëherë ftesën e te shoh”, ka thënë ajo.
Kadrijaj ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit.
Kujtojmë se në muajin që lamë pas, nga Dhomat e Specializuara janë ftuar figura të larta të UÇK-së, mes tyre, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Shukri Buja, Sokol Bashota e Bislim Zyrapi.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës