Time Kadriaj intervistohet më 18 shtator nga prokurorët e Speciales

12:38 | 3 Shtator 2019
V. S.

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadriaj do të intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kolegu i saj nga AAK, Shkumbin Demaliaj përmes një postimi në Facebook.

Ai është shprehur i bindur se Kadriaj në Hagë do t’i mbrojë vlerat e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Padrejtësitë po na përcjellin vazhdimisht..!!

Gjykata speciale po sulmon vlerat sublime të UÇK-së duke mos kursyer edhe motrat tona që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare..!!

Doktoresha Time Kadriaj me 18 shtator është ftuar që të intervistohet para kêsaj gjykate..!!

Bashkëluftëtarja jonë Time Kadriaj ashtu siq ishte në luftë ballëlartë edhe tani do të dalë ballëhapur në mbrojtje të UÇK-së..!!

Mburret gjithë shqiptaria me veprën tënde doktorreshë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme