Vendet anëtarë të BE-së, duke përfshirë edhe Gjermaninë, nuk do të ndërmarrin hapa individualë drejt sanksionimit të autoriteteve të Kosovës për imponimin e taksës prej 100 përqind në importet nga serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, shkruan “Danas”.
Sipas gazetës BE ka thënë gjithçka që dëshiron për këtë çështje, transmeton portali arbresh.info
Tim Judah, gazetar britanik dhe ekspert i Ballkanit Perëndimor, tha për Danasin se “për shkak se Kosova nuk ka aftësi për një betejë dimplomatike, siç është ajo e ndërmarrë nga Serbia në rastet e Interpolit dhe heqja e njohjes së Kosovës, kjo është e vetmja rrugë për Kosovën të luftojnë në një mënyrë që do të dëmtonte Serbinë”.
Ai ka shtuar se Kosova po e dënon Bosnjën pasi kjo e fundit kërkon viza për qytetarët e saj.
Judah shton se dialogu me Thaçit dhe Vuçiç janë në një ndalesë dhe Serbia po zhvillon një luftë diplomatike kundër Kosovës, transmeton portali arbresh.info
“Ajo që kërkon Kosova nga BE është liberalizmi i vizave, por duket se shumë vende janë të gatshme të vënë veton daj saj, kështu që BE nuk ka shumë instrumente në dispozicion të saj. Shumica e produkteve që Kosova blen nga Serbia, mallra konsumi, mund të gjenden edhe diku tjetër”, shtoi ai.
Taksa 100 përqind e vendosur ndaj mallrave serbe , ka rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës