Serbët kanë marrë një thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Lëvizja popullore e serbëve të Kosovës „Otadžbina“ (Atdheu) u ka bërë thirrje serbëve nga Kosova të bojkotojnë zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Në një njoftim të tyre, ata thonë se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë “janë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
“Nëse udhëheqësia jonë shkel Kushtetutën e Serbisë, obligim i yni është ta mbrojmë”, thonë ata. Lëvizja po ashtu ka paralajmëruar se do t’i bojkotojë “zgjedhjet e rreme” në fillim të vitit 2020 në Serbi.
“Ne nuk dëshirojmë të jemi pjesëmarrës dhe e kemi njoftuar presidentin Vuçiq se vendimet të cilat i merr pas zgjedhjeve ku nuk merr pjesë opozita, nuk do t’i njohim”, shtuan ata. /Lajmi.net/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve