Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale .
Këtë e ka konfirmua vetë Kabashi.
“Po jam ftuar dje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, dhe do të paraqitem me 24 shtator në Hagë. Qëndrimi im është i qartë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e pastër. Pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet askush me e mohu edhe me e tjetërsu dhe ky është qëndrimi im dhe do jetë gjithmonë”, ka thënë Kabashi për Gazeta Blic.
Kabashi kandidon në zgjedhjet e 6 tetorit nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të fituar një nga 120 ulëset në kuvendin e Kosovës.
Ai është kryetar i degës së AAK-së në Prizren si dhe ka kandiduar për të parin e Prizrenit në zgjedhjet e fundit lokale.
Në legjislaturën e fundit Kabashi ka shërbyer edhe si këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Haradinaj.
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...