Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e nga Bosnjë e Hercegovina ka bërë që krerët e partive në pushtet “të cakërrohen” mes vete. Derisa kryeministri Ramush Haradinaj po insiston në mos suspendim të taksës, lideri i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar rrëzimin e mundshëm të qeverisë aktuale, shkruan gazeta “Zëri”.
Përplasja mes partnerëve të koalicionit qeverisës ka nisur të thellohet ditëve të fundit. Kryeministri Ramush Haradinaj e krye parlamentari Kadri Veseli nuk kanë kursyer pa thumbuar njëri-tjetrin as në përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Shkak i tërë kësaj është bërë taksa e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, për të cilën çështje dy krerët e koalicionit po vazhdojnë të kenë qëndrime krejtësisht të kundërta. Përderisa Veseli po kërkon pezullimin e tarifës, Haradinaj nuk po heq dorë së këmbëngulur në mos largimin e kësaj mase. Si rrjedhojë, i pari i PDK-së para dy ditësh ia përmendi kryeministrit rrëzimin e Qeverisë, timonin e së cilës e mban Haradinaj. Ndonëse sipas tij kjo nuk do të ndodhë për shkak të taksës, Veseli deklaroi se rrëzimi i Qeverisë mund të ngjajë për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës.
Pas këtij paralajmërimi u raportua se kreu i ekzekutivit ka lëshuar një deklaratë ofenduese në drejtim të Veselit teksa ka dalë nga salla ku mbahej seanca. Megjithëkëtë, i pyetur se kujt i ishte drejtuar në atë formë, Haradinaj gjatë ditës së djeshme tha se nuk i kujtohet asgjë rreth kësaj çështjeje. Ndërkohë, se aktualisht ka mosmarrëveshje mes koalicionit e pranojnë edhe deputetët e dy partive më të mëdha të koalicionit, PDK-së e AAK-së. Ndonëse thonë se nuk është koha për të shkuar në zgjedhje, ata pohojnë se janë të gatshëm të hyjnë në një proces zgjedhor kurdo që të vijë koha.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...