Në konferencën e mbajtur sot në Odën Ekonomike të Kosovës, presidenti Thaqi, ka bërë të ditur se takimi i radhës në mes të delegacioneve shtetrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë ende nuk është specifikuar dita por që kah fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit do të ketë një dinamikë më të fuqishme të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dialogut Kosovë – Serbi, ndërsa sa i përket korrigjimit të kufijve ai theksojë: “është realitet, kemi diku rreth 400 km kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë që duhet t’i vejmë, sepse ne duhet ta përmbyllim shtet formimin apo konsolidimin e shtetit tonë dhe pa vërjen e vijava kufitare në fakt ende nuk është përmbyllur ai proces me Serbinë për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, do të dispkutohet për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve theksoj edhe njëherë në asnjë rrethanë e në asnjë çmim nga askush nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës serbe për ndarjen e Kosovës, ndërsa në kuadër të korrigjimit vlerësoj se është shumë e realizueshme shumë e pranueshme nga ana e jonë kërkesa e institucionalizuar e liderve të Luginës të Preshevës për bashkangjitje me Kosovën nëse ka marrëveshje apo pajtueshmëri të dyanshme askush nuk do të mund dhe nuk do të del kundërt një marrëveshje të vullnetit të mirë të palëve të përfshira në dialog në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, as Bashkimit Evropian, as NATO dhe as SHBA, pra ritheksoj në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndarje, korrigjim të kufijve mund të ketë duke e përfshirë Luginën e Preshevës”/arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...