Në një njoftim të presidencës, megjithatë, nuk përmendet fare deklarata e Kitaroviqit dhe porosia e saj që të mos ketë prekje të kufijve në rajon. Edhe pse Kitaroviqi, sipas mediave kroate, ia kujtoi Thaçit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”, kjo nuk gjeti vend në njoftimin për takim nga pala kosovare.
“Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, si dhe si një ndër aktorët kryesorë rajonalë është partnere e Kosovës në shërbim të forcimit të stabilitetit dhe paqes në rajon. Ne ndajmë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon dhe kemi një partneritet tradicional”, ka thënë Thaçi, sipas njoftimit.
Thaçi dhe Grabar-Kitaroviq kanë biseduar edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky është njoftimi i plotë i presidencës:
Presidenti Thaçi takoi presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq
New York, 25 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York ka zhvilluar shumë takime me krerë të shteteve të ndryshme të botës.
Në ndërtesën e OKB-së, presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën ka bashkëbiseduar për thellimin e marrëdhënie bilaterale, rritjen e shkëmbimit tregtar si dhe mbështetjen për integrimet euroatlantike të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është mirënjohëse ndaj Kroacisë për ndihmën e jashtëzakonshme në shtet-ndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sigurimin e një të ardhme të sigurt në rrugën euroatlantike, veçmas në BE dhe NATO.
“Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, si dhe si një ndër aktorët kryesorë rajonalë është partnere e Kosovës në shërbim të forcimit të stabilitetit dhe paqes në rajon. Ne ndajmë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon dhe kemi një partneritet tradicional”, ka theksuar presidenti.
Presidenti Thaçi dhe presidentja Grabar-Kitaroviq kanë biseduar edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi, do të vazhdojë takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral, të shtimit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Rama në Shkollën e Hoteleri-Turizmit: Partneriteti me Zvicrë...
Bora Zemani emocionon me urimin për të birin në 10 vjetorin ...
Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan
Lela pyet troç Leon: A je ai lloj ‘maniaku’ që nuk do femra ...
Anisa dhe Lela këndojnë gjatë orëve të vona (VIDEO)
I akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vje...