Në manifestimin më të rëndësishëm në Kosovë, që ka për qëllim promovimin e rrushit dhe verës, festivali “Hardh Fest”, po merr pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçin, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministri në largim Ramush Haradinaj.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se rrushi i Rahovecit sot gjendet kudo në botë.
“Sot është ditë e veçante për Kosovën sepse vera e Rahovecit sot gjendët kudo në botë në rajon në Amerikë e kudo. Sot jemi këtu për të ju përgëzuar për punën qe nuk kurseni asgjë ta zhvilloni vendin”, tha Thaç.
Gjithashtu edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se, prodhimi i verës kërkon shume përkushtim andaj ai kërkoi që të përkrahen prodhuesit e verës në Kosovë.
“Kjo festë nuk është vetëm gëzim është mirëqene dhe begati për të gjithë këtu. Ne të gjithë duhet ti kushtojmë vëmendje prodhimit vendorë dhe prodhuesve të verës duhet tu japim përkrahje sepse neve na jep kënaqësi kur e provojmë ndërsa nuk është e lehtë që të prodhohet”, tha ai,
Ndërda, Kryeministri në largim Ramush Haradinaj uroj për organizimin e festivalit të rrushit duke e cilësuar si ndër rezultatet me të suksesshme të punës në vend. E vërteta është që ka rezultate. Kemi këtu rezultate në Rahovec”./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/527135248047199/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj