Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të udhëtojë në Bruksel këto ditë.
Arbresh.info mëson se Thaçi do të takohet të hënën me fillim nga ora 11:30 me presidentin Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në këtë takim presidentit do t’i kërkohet heqja taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake, do të diskutohet liberalizimi i vizave e dialogu me Serbinë.
Kujtojmë se një takim i Thaçit e Haradinajt me homologët e tyre nga Serbia Vuçiq e Bërnabiq do të bëhet në Berlin më 29 prill me iniciativë të Francës e Gjermanisë.
Një nga temat do të jetë dialogu Beograd – Prishtinë./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...