Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, insiston se në luftën e UÇK-së nuk ka pasur më shumë se 12 deri 15 mijë luftëtarë.
Bile, Thaçi, tha se gjatë luftës, në kohën e ofensivave serbe, ky numër i luftëtarëve ka qenë edhe më i vogël.
Në një konferencë për media, presidenti tha se duhet ndalen presionet ndaj organeve të drejtësisë.
“Vëmendje të veçantë në këtë takim i kushtuam veteranëve. Është pikë që te gjithë tashmë të pajtohemi. Keqpërdorimet në listën e veteranëve duhet të hetohen deri në fund dhe të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime duhet të ndiqen dhe kërkoj nga bartësit e institucione të mos bëjnë presion në sistemin e drejtësisë”, theksoi presidenti Thaçi.
Presidenti shtoi se duhet mbrojtur shtetin, rendin dhe ligjin, por edhe emrin e UÇK-së.
“Ju e dini se në listat nuk kanë qenë më shumë se 12 mijë deri ne 15 mijë. Po flas për luftëtarë me armë në dorë”, theksoi ai.
“Të hetohen deri në fund listat. Ata kanë abuzuar me emrin, luftën dhe nderin e luftëtarit të UÇK-së”, ka thënë Thaçi./Arbesh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1883135105056981/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...