Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Bratislavë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtarë të GlobSec.
Pasi që ka arritur në shtetin e Sllovakisë, Thaçi është takuar me diplomatin amerikan, Philip Ricker.
Pas këtij takimi, presidenti Thaçi do të zhvillojë një panel diskutimi me presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq.
Postimi i tij i plotë:
Sapo arrita në Bratislavë të Sllovakisë, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec. Takimin e parë e kam me Philip Ricker, diplomatin amerikan që e njeh shumë mirë rajonin tonë. Më pas, në panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasim për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjellë ajo për vendet tona dhe tërë rajonin. Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada.
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit