Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2011 mbi kullat binjake në New York.
Thaçi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se populli i Kosovës bashkëndjen me të gjithë popujt që humbën më të dashurit e tyre në këto sulme barbare, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
U bënë 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto sulme të shëmtuara ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike. Viktima të tyre ishin shtetasit e mbi 70 vendeve të ndryshme të botës, që sot e tërë bota i kujton. Edhe populli ynë bashkëndjen me të gjithë popujt që humbën më të dashurit e tyre në këto sulme barbare që tronditën botën. Kosova, si pjesë e aleancës globale të krijuar më pas, është munduar gjithmonë të japë kontributin e saj në këtë luftë të pandalshme kundër fundamentalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit. HTH
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...