Thaçi ‘pret autoritetet’ para se të veprojë në rastin Maxhuni

12:14 | 22 Tetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka qartësuar nëse do të ndërmarrë masa ndaj Drejtorit të Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, tri ditë pasi në publik doli lajmi se në veturën e familjarëve të tij, Policia ka gjetur narkotikë e armë.

I pyetur për këtë rast, Presidenti Thaçi tha të hënën se po pret nga ‘autoritetet përkatëse’ të shikojnë se çka ka ndodhur.

“I përcjell të gjitha zhvillimet edhe politike, edhe në aspektin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Pres që të gjitha autoritetet përkatëse që kanë përgjegjësi, të shikojnë në hollësi të gjitha zhvillimet dhe ndërkohë ne do të jemi këtu”, tha Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme