Google ADS

Thaçi pranon kredencialet nga ambasadorja e re e Francës në Kosovë

17:26 | 6 Shtator 2019
A Z

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot kredencialet e ambasadores së re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

 Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në rrjetin e tij social Twitter.

Ai është shprehur se liria, pavarësia, shtet-ndërtimi, fuqizimi i demokracisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës janë inkurajuar nga mbështetja e Francës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar.

“Pranova kredencialet nga ambasadorja e re e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Liria jonë, pavarësia, shtet-ndërtimi, fuqizimi i demokracisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës janë inkurajuar nga mbështetja e Francës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme