Qëllimi im nuk është një ndarje etnike, as krijimi i një Republike Serbe tjetër në Kosovë, ka thënë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Ai në një intervistë për të përditshmen beogradase “Danas” ka deklaruar se qëllimi i tij është vendosja e një kufiri të gjatë 400 kilometra me Serbinë dhe vuri në dukje se ky proces kërkonkërkon zgjidhje kreative e cila do të ofronte paqe tani dhe ë ardhmen.
Sipas Thaçit, dialogu Prishtinë -Beograd është në një periudhë kritike, dhe nuk do të lejojë që e kaluara të bllokojë të ardhmen dhe rrezikojë paqen në 5 ose 50 vitet e ardhshme.
“Unë flas me Vuçiqin dhe jam i gatshëm për të gjetur një zgjidhje, sepse unë dua të shoh Kosovën në NATO dhe në BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë do të jem shumë i sinqertë, unë nuk mendoj se nuk mund të arrijmë atje përderisa ekmi çështjen e kufirit të pazgjidhur.
Kreu i shtetit në këtë intervistë poashtu tha se pret që marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë të jetë një marrëveshje evropiane e cila do të pranohej nga Brukseli dhe dUashingtoni dhe do të finalizohet në rezolutën me një rezolutë të re të Sigurimit të OKB-së.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...