Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me Samitin e Berlinit për Ballkanin, që do të mbahet me 29 prill, ka thënë se angazhimi i unifikuar gjermano-francez është një gjë e mirë.
Presidenti deklaroi se aty do të marrin pjesë liderë të gjithë rajonit, mirëpo ai nuk pret ndonjë proces të ri, megjithatë pret të diskutojnë mundësi të reja.
Ai theksoi se do të përshëndetet modeli i arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë për çështjen e emrit si mundësi për të ardhmen euro-atlantike.
Presidenti gjithashtu tha se nuk pret risi, dhe se aty nuk do të ketë negociata dhe as dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga takimi do të dalë një thirrje për vazhdim të këtij dialogu për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, shkruan rtv21.tv.
Megjithatë, i ftuar në emisionin “Argument Plus” Thaçi ka shtuar se është skeptik se do të arrihet një dakordim për vazhdim të dialogut, duke theksuar se nuk do të lejojnë që dialogu të vazhdojë me kushtëzime.
Ai pret që kancelarja gjermane Angela Merkel të bindë presidentin serb Aleksandar Vuçiq që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por edhe t’iu bëjë thirrje 5 vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.
Presidenti Thaçi bën të ditur se nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që për Kosovën të propozohet ndonjë sovranitet i dyfishtë, ndonjë model Gjermano-Gjerman, Republika Srpska apo ndonjë autonomi.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008