Thaçi ka përsëritur deklaratat se nga marrëveshja e korrigjimit të kufijve nuk do të humbas Kosova ndërsa, sipas tij, bashkimi me Luginën e shpëton Kosovën nga idetë e rrezikshme.
“Kosova nuk guxon ta bojkotojë dialogun me Serbinë sepse nuk guxon të marrë përgjegjës para partnerëve për bllokadë. Ky korrigjim historik do të bëhet për të ardhmen e sigurt të kufijve. E di se ka pasur debate dhe sugjerime, ju falënderoj edhe për kritika ka qenë shumë të mirëseardhura. Sot ne kemi problem një Abetare me çu në Preshevë. Bashkimi do të bëhet gjithmonë duke ruajtur arritjen e një marrëveshje që do të bashkonte Luginën me Kosovën, gjithmonë duke ruajtur Ujmanin, Mitrovicën e Trepçën”, ka thënë Thaçi gjatë hapjes së “Javës me bizneset e diasporës”
Presidenti tha se nuk lejon ndarje të Kosovës as shkëmbim territoresh as Asociacion me kompetenca ekzekutive, dhe që sipas Thaçit, Serbia nuk i ka kërkuar shkëmbim të territoreve.
“Dikujt i duket e pabesueshme por mund të ndodhe nëse jemi bashkë. Nuk ma ka propozuar Serbia korrigjimin, por Kosovën e shpëton nga idetë e rrezikshme dhe të padrejta nga Millosheviq e të gjithë ‘vic’ tjerë. Jemi në një pozicion të favorshëm por a mjafton kjo, ne duhet të lëvizim më shpejtë në anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe konsolidim duhet të marrim vendime të rënda të shpejtë e të mira për vendin, por duke mos mbetur peng i folklorizmave të së kaluarës”, ka thënë ai.
Thaçi ka komentuar edhe vizitën e tij në Liqenin e Ujmanit të bërë në fund të muajit shtator të këtij viti.
“Flasin ata që nuk janë të zotë të marrin vendime. Ka edhe të tillë që na përmendin njëfarë kutie të Pandorës, ajo është punë qesharake kur një politikan shqiptar e përdor. Shqiptarët as nuk e kanë mbyllur, por as nuk do ta hapin. Vizita ime në liqenin e Ujmanit nuk ishte e rastësishme, isha për të treguar se ai vend ka qenë është dhe mbetet i Kosovës përjetësisht”, tha Thaçi gjatë hapjes së “Javës me Bizneset e Diasporës”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...