Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të kryesojë delegacionin shtetëror në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në pritjen e përvitshme të presidentit amerikan, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melanie Trump, bëhet e ditur në një komunikatë për media.
“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe rritur numrin e njohjeve shtetërore dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare. Delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të ketë takime të shumta bilaterale me liderë botërorë, përkatësisht me presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të shteteve të ndryshme”, thuhet në komunikatë.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që javën e ardhshme të qëndrojë në SHBA, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Haradinaj ka thënë se në fokus të vizitës së tij në SHBA do të jetë “fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...