Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Thaçi ka thënë se dy dekada më parë, në një ditë të rëndomtë si kjo, ka qenë në uniformë, duke luftuar kundër regjimit të Slobodan Milosheviqit.
“Jam shumë krenar për të kaluarën time dhe të bashkëluftëtarëve të mi. Sot si president i shtetit të pavarur të Kosovës, jam i vetëdijshëm që kam përpara edhe një sfidë tjetër të madhe. Betejën për ardhmërinë tonë. Betejën për paqen. Betejën për të përmbyllur një konflikt shekullor mes dy popujve tanë. E di që nuk do të jetë aspak e lehtë. E di se marrëveshjet e kësaj natyre nuk janë shumë popullore. Por ato janë të domosdoshme. Unë besoj thellësisht se një marrëveshje e tillë do të kishte fuqi transformuese në rajonin tonë. Një marrëveshje e tillë do të ndryshonte prioritetet. Askush më nuk do të mund të fitonte vota duke nxitur urrejtje. Askush nuk do të mund të materializonte frikën.
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse do t’i hapte derën një lidershipi të ri që synim kryesor do ta kishte reformat dhe zhvillimin”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i Kosovës ka thënë se beson plotësisht në një të ardhme ku Kosova dhe Serbia ulen si të barabarta në tryezën e familjes evropiane.
“Unë besojë në një të ardhme ku ushtarët e Kosovës dhe ata të Serbisë shërbejnë përkrah njëri-tjetrit në misione paqeruajtëse anë e kënd botës. Unë besoj në një të ardhme të tillë, sepse e kam përjetuar të pamundurën, të pabesueshmen, e cila ka ndodhur para syve të mi. Unë frymëzohem çdo ditë nga sportistët kosovarë të cilët na mësojnë se kthimi është i mundshëm edhe pas dështimit, se flamuri ynë mund të ngrihet edhe në vende që nuk e kanë njohur ende shtetin tonë. Frymëzohem nga gazetarët të cilët më kritikojnë çdo ditë dhe më bëjnë President më të mirë të vendit tim. Frymëzohem nga qytetarët e Kosovës që përkundër dhimbjeve që kanë vuajtur, rrënimeve dhe humbjeve, asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga vlerat dhe parimet dhe ende këmbëngulin në liri, barazi, drejtësi e dinjitet”, ka thënë ai.
Thaçi ka pohuar se beson në një të ardhme evropiane për Kosovën dhe rajonin tonë.
“Një të ardhme pa intriga, konflikte dhe urrejtje. Mbetet në dorën tonë që ta jetësojmë këtë të ardhme. Shpejt, në javët dhe muajt e ardhshëm. Me një marrëveshje paqësore finale Kosovë-Serbi, ligjërisht obliguese, pa kufinjë në baza etnike, pa shkëmbim popullatash, por, me njohje reciproke si vende të pavarura e sovrane e shtete me shoqëri shumetnike”, ka thënë ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/288706765119299/
Thaçi në OKB: Vendimi për ushtrinë është vetëm i vonuar, assesi i gabuar
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...