Presidenti Hashim Thaçi ka marrë pjesë në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.
Kreu i vendit e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, derisa ka shtuar se ndjehet mirë që më në fund Kuvendi i Kosovës ka vendosur në mënyrë të bashkuar të lëvizin drejt nxjerrjes së një rezolute kundër krimeve serbe.
“Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. Nuk dëshirojmë pajtim me Serbin pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa u vu drejtësia në pah. E gjithë bota do e marr vesh se çka ka bërë Serbia. Sot kujtojmë me respektin më të lartë dhe nderimin më të lartë shtetërorë të gjithë martirët e Korishës. Edhe martirët e Korishës janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë. Gra, fëmijë e pleq, u vranë në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, oborret e tyre, trojet e tyre, dhe dhunshëm ngarkuar në rimorkio për t’i zënë rob për t’i bllokuar deri në momentin e asaj që ndodhi”, ka shtuar Thaçi.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...