Thaçi në 20-vjetorin e betejës së Melenicës: Bashkimi krijon energji të re, për tu respektuar lufta

15:21 | 26 Prill 2019
V. S.

Presidenti i vendi, Hashim Thaçi, në Akademinë Përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë 20-vjet më parë në betejën e Melenicës, në Mitrovicë, tha se bashkimi në këtë akademi është i energjive të reja, për tu respektuar lufta e lavdishme, raporton Ekonomia Online.

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shalën e Bajgorës por është një ditë e veçantë për kombin shqiptar. Duke nderuar dëshmorët e brigadës 141 në 30-vjetorin e betejës së zhvilluar në Melanicë. Ne nderojmë dëshmorët e lirisë dhe invalidët familjet e tyre dhe çdo bashkëluftëtarë që ka marrë pjesë në ato beteja. Nderojë të kaluarën dhe marrim energji për të ardhmen. Sot ata luftë e nderon shteti i Kosovës. Ky bashkim i yni sot është një bashkim i energjive të reja për të respektuar të kaluarën tonë të lavdishme dhe përderisa i respektojmë ato vlera do jemi në rrugë të sigurt për të ardhmen për Kosovën në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha Thaçi.

Presidenti Thaci me këtë rast ka nderuar me mirënjohje dëshmorët Ahmet Haxha, Enver Musa, Esat Meholli, Qazim Cimili dhe Shemsi Preteni.

“Kur flasim për luftën në Shalë të Bajgores flasim për luftën e Kosovës dhe UÇK-në dhe unë si bashkëluftëtarë i juaj ndihem krenarë qe kam pasur kënaqësinë të kalojë çaste e momente në Shalë të Bajgores në ato beteja të pakompromis për jetë a vdekje. Duke e vlerësuar lartë jetën dhe veprën e dëshmorë të lirisë dhe luftës së UÇK-së si bashkëluftëtarë dhe si president kam vendosur që si president i vendit ti nderojmë dëshmorët: Ahmet Haxha, Enver Musa, Esat Meholli, Qazim Cimili, Shemsi Preteni”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme