Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur edhe një debat me analistin Andi Bushati, lidhur me marrëveshjen potenciale mes Kosovës dhe Serbisë.
Bushati ka thënë se kjo marrëveshje po bëhet në një kohë të favorshme për Serbinë dhe ka ngritur pyetjen nëse kjo marrëveshje është e mirë për Kosovën apo për Hashim Thaçin personalisht, duke marrë parasysh edhe akuzat që i vijnë për frikën nga gjykata speciale.
Thaçi ka thënë se nuk i trembet Gjykatës Speciale dhe se është koha më e mirë për një marrëveshje me Serbinë.
“Hashim Thaçi ka menduar të themelojë UÇK-në, bashkë me të tjerët dhe me një grup të vogël njerëzish kemi filluar rezistencën. Më së pakti privatisht ju ka dashtë Hashim Thaçit. E kam pasur jetën shumë të mirë në rrafshin material dhe familjar, por kam filluar rezistencën kundër Serbisë për kauzën kombëtare. Gjithë ajo luftë që është zhvilluar, i është dashur personalisht Hashim Thaçit? Rreth 40 herë e kam kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, të blinduar me mina të ushtrisë serbe. Derisa kam qenë i gatshëm të sakrifikoj jetën, për Gjykatë Speciale ta them të drejtën dhe për drejtësinë e luftës që kam zhvilluar, është krenaria më e madhe e jetës time dhe e kombit tim. Nuk ka gjykatë që e cënon drejtësinë e luftës për UÇK-në. Sikur të kisha shqetësim, unë e kam propozuar, votuar në parlament dhe kam punuar…”, ka thënë Thaçi, i cili ndërpritet nga Bushati.
“Dhe kundërshtuar, edhe me riskun e ngritjes kundër ndërkombëtarëve”, ka thënë ai.
Hashim Thaçi: E ke gabim, e kemi votuar me insistimin tim, në partneritet me SHBA dhe BE.
Andi Bushati: Dhe ishit gati ta rrëzonit edhe kundër tyre.
Hashim Thaçi: Plotësisht e ke gabim. Ajo çka ndodh tani, pas 1999, është një qëndrim më fleksibël i Serbisë për të diskutuar. Mundësia e arritjes së një marrëveshje ekziston. Është një vullnet i dyanshëm, pala serbe thotë do të jetë e dhimbshme nëse arrihet një marrëveshje me Kosovën, siç e thashë se nuk do të jetë dhuratë e Beogradit njohja për Kosovën. Do të vendosë delegacioni shtetëror, parlamenti, por edhe qytetarët me mundësinë e referendumit.
Andi Bushati: Puna është tek momenti.
Hashim Thaçi: Çdo marrëveshje, që ka arritur Kosova deri tani, e ka arritur përmes kompromisit dhe ka pasur edhe kritikues dhe debatues që i respektoj. Është momentum i mire, sepse ekziston vullneti nga ana e Serbisë për të diskutuar. Gjeneratat e reja nuk kanë kohë të na presin ne duke akuzuar Serbinë. Tash a jemi mirë kështu? Po mirë, presidenti është mirë, kryeministri është mirë, kryeparlamentari është mirë, ministrat janë mirë, por qytetarët nuk janë mirë. BE dhe SHBA janë unikë në këtë proces. Edhe Rusia, kam pasur takim me Putin. Në atë sallë ku ka ndodhur ky takim, ka pasur shumë liderë botërorë.
Andi Bushati: Dua përgjigje për pyetjen.
Hashim Thaçi: Momentumin po tregoj, ti nuk ke durim të më dëgjosh. E kam pyetur Putinin direkt, më së pari ka qenë mirë për shtetin e Kosovës që ka ndodhur një takim i tillë. Kosova nuk është armik i Rusisë, por as partner. Cka nëse arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, cili do jetë qëndrimi juaj? Tha nuk kemi alternativë tjetër, do ta pranojmë. E ka thënë zëdhënësi i Kremlinit disa ditë pas takimit. Pyetja ime e dyta ka qenë, cili do të jetë pozicioni i Rusisë në Këshillin e Sigurimit? Më tha, nuk mund të sillemi më serbë se serbët. Edhe në nivel të rajonit, të gjitha shtetet, pa dallim, duke përfshirë edhe Shqipërinë, të gjithë pajtohen.
Andi Bushati: Se ministri i jashtëm që nuk pajtohej iku…
Hashim Thaçi: Shiko, ajo është problematika më e vogël që unë të merrem me atë punë. Është vendim autonom i Qeverisë së Shqipërisë, i kryeministrit, në atë debat nuk do futem. Rrethanat në nivel të rajonit janë të favorshme dhe rrethanat në nivel global janë të favorshme për arritjen e një marrëveshje të tillë.
Andi Bushati: Unë e quajta një përrallë pak e vështirë për tu besuar, sepse ne mund të fitojmë më shumë tani që Serbia është më e fortë, sesa fituam kur kishim një Serbi të cilës i lëshoi bombat i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Të duash t’i shesësh shqiptarëve këtë, është pak e vështirë.
Hashim Thaçi: Mirë o zotëri, ti në kohën kur filluam luftën ke mujt me thënë, po a fillohet lufta kur Millosheviqi po djeg Kroacinë dhe Bosnjen? E kemi filluar. Ke mujt me thënë, nuk mund ta fitojë Kosova lirinë, sepse Milosheviqi me nënshkrimin e Dayton është bërë njeri i ndërkombëtarëve. Mirëpo bota ndryshon, ku mbeti Milloshevici, ku përfundoi Serbia? Ndaj, e di që njerëzit nuk janë mësuar të dëgjojnë gjëra të tilla prej nesh, sepse më lehtë për mua është të fitoj duartrokitje, me thënë Serbia është e poshter, fashiste. Por, përcaktimi im është të punoj për një marrëveshje paqësore. Nëse nuk arrihet tani, do ta bëj dikush tjetër, por frikësohem se në një rrethanë tjetër do të humbim dekada. Është e lehtë me kritiku, thoni Hashimi kështu apo ashtu pastaj ja fusni në kafe.
Andi Bushati: Nuk është stili im ky, po gjithsesi.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin