Nëse që nga vitet e 90-ta, jemi mësuar që flamurin dardan të shohim në çdo letër zyrtare, akreditim, dekoratë apo çfarëdo qoftë diçka e ngjashme e cila lëshohet nga Presidenca e Kosovës, kjo rregull tashmë është thyer.
Hashim Thaçi ka larguara vulën presidenciale e cila simbolizonte Kosovën dhe ish-presidentin historik Ibrahim Rugovën.
Ky veprim i tij po kritikohet mjaft shumë.
Për njohësin e çështjeve politike, Leon Duhanaj, një veprim i tillë nga presidenti Thaçi, tregon më se miri edhe një herë urrejtjen që i pari i vendit vazhdon ta ketë për ish-presidentin historik pasi që nuk mund të arrinte namin që kishte ai.
Duhanaj, shton se këto ide të paskrupullta quan vite më parë edhe deri te djegia e flamurit Dardan. Ndërsa sipas tij ky veprim nuk mund të cilësohet ndryshe përveç urrejtje ndaj vlerave dhe ndaj një gjigandi kombëtar.
“Presidenti Thaçi, jo vetëm tani me vulën përkatësisht stemën presidenciale me të cilën Kosova operoj që nga vitet e nëntëdhjeta, janë vetëm vazhdimësi e hipokrizisë që një pjesë e shoqërisë sonë e përkrahin dhe, që udhëhiqet nga Thaçi! Ky, Presidenti i shtetit të Kosovës. Shtet të cilin e përdorë për interesa personalë e klanore dhe të cilin është në gjendje edhe ta zhbëj për t’i mbrojtur interesat private, nuk len gjë pa bërë për ta degraduar dhe diskredituar të kaluarën. Krejt jetë e bën nga smira dhe urrejtja për Rugovën, namin e të cilin se mbërrin dot, as ky as shokët e tij. Kjo është edhe një përpjekje për ta pështyrë diellin gjë që kjo pështymë i kthehet vetëm fytyrës së tij. Ky mentalitet i frymëzuar nga ide të paskrupullta patën ndikuar që çara do vitesh të digjet edhe flamuri i Dardanisë Antike, duke ndikuar që me pastaj ta kenë me të lehtë pa vendosin një flamur pa asnjë simbol kombëtarë si flamurë shtetërorë! Si ka mundësi që kjo qasje të cilësohet ndryshe por urrejtje nda vlerave të kombit për shkak të inateve politike dhe vogëlsisë së tyre për t’u krahasuar me nje gjigant të kombit”, ka përfunduara Duhanja.
Më i ashpër në reagimin e tij ndaj këtij veprimi është analisti, Dashnim Ismajli.
Sipas tij një veprim i tillë nga Presidenti i vendit, tregon më se miri edhe një herë lojën që Thaçi është në gjendje ta bëj për interesa të tij.
“Mendoj se presidenti Thaçi njihet për veprime të tilla, andaj nuk më duket çudi edhe veprimi i fundit për të larguar stemën e Dardanisë nga dokumentet zyrtare të zyrës së Presidentit, kjo e vendosur nga Presidenti i parë i Kosovës I. Rugova. Hashim Thaçi është i prirur për të bërë politikë ‘pas perdeve/para politike’ të fshehtë, dhe unë mendoj se atributet që kanë krijuar një kulturë politike të korruptuar dhe kriminalizuar në Kosovës i shkojnë më së shumti Presidentit aktual Hashim Thaçit, andaj një Individ si Hashim Thaçi që kur i nevojitet të justifikoj veprimet e tija të pamatura dhe paqarta, thirret kinse në ide të të tjerëve, dhe posaçërisht kinse në ide të ish-presidentit Rugova. Veprime këto herë pas here të sajuar nga Thaçi, dhe kjo si tentativë për të marrë mbështetjen e masës edhe atëherë kur veprimi është i dëmshëm dhe i pa drejtë, kjo vetëm e vetëm duke u munduar të luaj kinse rolin e faktorit stabilizues në sy të një pjese të ndërkombëtarëve, dhe së fundi tashmë edhe e njohure për secilin, arritja e interesit primar, atë të mbijetesës politike dhe garancen për të qenë i lirë”.
Ismajli, tutje shton së vula e ish-presidentit Rugova do të duhej të mbrohej me ligje nga “Hashimat e tillë”, siç thotë ai, “të cilët mundohen ta zhdukin të kaluarën”.
“Mendoj se parë në retrospektiv kronologjinë e zhvillimeve të pasluftës në Kosovë, me ardhjen e Hashim Thaçit në pushtet, vërehet qartazi stopimin i vrasjeve politke, zbehja e hasmërisë ndërmjet grupacioneve politike dhe në anën tjetër krijimi i një elite oligarkësh, rritja e korrupsionit, favorizimi i klaneve, rritja e krimit dhe po ashtu krijimi strukturave të fshehta përbrenda partisë për të mbajtur në kontroll shoqërinë dhe hierarkinë institucionale, thënë shkurt shtetin. Mendoj se veprimi për të larguar stemën/vulën e presidentit Rugova nga dokumentet zyrtare dhe Zyra e Presidentit, janë veprime të pa matura, janë veprime tekanjoze që nuk i bëjnë nderë askujt. Vula e presidentit Rugova me flamurin e Dardanisë natyrisht se duhet të mbrohet me Ligj, janë stema që krijojnë identifikimimin dhe personifikimin e Presidentit andaj këto duhet të mbrohen ligjërisht, dhe mos të ndodh që Hashimi dhe Hashima të tjerë, që mundë të vijnë pas tij të merren me vula dhe me çështje që nuk janë përgjegjësi e tij, ngase këto nuk janë politikëbërje, janë veprime provincialiste dhe forcë bërrylash. Edhe po që se kjo vulë duhej të ndërrohet, mendoj se Hashim Thaçi bazuar në kredibilitetin e tij është
njeriu i fundit që duhet ta bënte një veprim të tillë. Vula në fjalë është përcjellur edhe nga Presidenti Sejdiu dhe Presidentja Jahjahga, mirëpo këtu vërehet qartë se Presidentit Thaçi e ka në natyrën e tij të bëjë veprime përqarse dhe aspak unfikuese për çfarë edhe gëzon pozitën e tij”, ka përfunduara ai.
Se një veprim i tillë nga ana e presidentit Thaçi, është një gjest i ulet, e thotë edhe analisti tjetër Faik Krasniqi.
“Heqja e vulës se ish Presidentit Rugova nga ana e Presidentit Thaçi, me duket një gjest shume i ulet. Nuk e kuptoj pse një veprim i tille, por për një gjë jam i sigurte qe veprimet e tij te ulëta do te vazhdojnë edhe ne te ardhmen. Ne njërën ane nusen e djalit te ish Presidentit Rugova e dekoron me mirënjohje, kurse ne anën tjetër vulën e tij e largon nga Presidenca. Edhe familja Rugova duhet ta kuptojnë me ne fund se çfarë njeriu është ky, apo interesi i ka bere te verbër. Nuk e di se kjo vule a ka qene e mbrojtur, por gjesti i tij është shume i ulet”.
Në akreditimet që Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës që lëshon për gazetaret vërehet se që nga vitit 2016 dhe deri në vitin 2018 këto akreditime janë lëshuara me vulën e presidenciale, ndërsa në akreditimet e vitit 2019 kjo vulë nuk ekziston.
Ndryshe vula presidencial ekziston ende vetëm në web faqen e Zyrës së Presidentit.
Kujtojmë se kjo vulë që simbolizonte Presidencën e Kosovës, ishte vendosur në vitet e 90-ta, ku si simbol kishte flamurin Dardan, që ish-presidenti Ibrahim Rugova, në atë kohë mendonte ta bënte flamur shtetëror të Kosovës./V.Selimi/Arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...