Google ADS

Thaçi kërkon mbështetje amerikane në fazën e fundit të dialogut

14:16 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me diplomatët amerikanë për diskutime lidhur me fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai në një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë,  Greg Delawie, si dhe ambasadorin Kyle Scott, i cili është shef i misionit diplomatik amerikan në Beograd tha se diskutuan për një marrëveshje finale mes dy shteteve.

“Ne biseduam edhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale, e cila duhet të përmbyllet me njohje reciproke, anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme amerikane, por edhe për pozicionin e qartë pro arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme