Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sërish potencoi në një emision të mbrëmshëm se shkëmbimi ose ndarja e Kosovës çon në luftë.
“Nëse do luftë, nisja, por jo në studio televizive”, ka deklaruar Thaçi pas takimit që e pati sot me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se kufijtë janë bërë me luftë, Thaçi tha se cilido mund t’ia nisë luftën dhe se nuk e ka ndërmend t’i pengojë, duke shtuar se lufta bëhet në istikame, jo në studio televizive.
“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha ai.
Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë në emisionin “Opinion” ka thënë se bashkimi i Preshevës me Kosovën është përrallë pasi Serbia, sipas tij, nuk e jep atë territor pa luftë.
Presidenti, gjithashtu, ka deklaruar se kërkesën për bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë e ka bërë vetë Lugina.
Ai thotë se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do ta lejojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës sikurse janë.
Pas një takimi që kishte me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, presidenti i Kosovës tha se e mbështesin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje.
Ka shpjeguar se është udhëheqës i delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në punimet e asamblesë së përgjithshme të OPKB-së dhe se do respektojnë gjithë agjendën dhe protokollin.
Deklaroi se do takohet me presidentin Trump dhe do të bisedojnë shkurt për çështjet aktuale në Kosovë dhe rajon.
Ai tha se Kuvendi po vonohet me nxjerrjen e një Rezolute që do të jepte një mbështetje të plotë të iniciativës për bashkëngjitjen e Luginës. Sipas tij, nëse kjo ndodh do të sjellë edhe më shumë paqe.
Kur foli për Maqedoninë, tha se u japin mbështetje të plotë në referendum. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se mbështetja e Kosovë është shumë e rëndësishme për ta.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet