Google ADS

Thaçi fton organet e drejtësisë t`i shkojnë në fund çështjes së veteranëve

15:48 | 30 Gusht 2018
V. S.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar lidhur me çështjen e veteranëve e ku ka ftuar autoritetet e drejtësisë që të u shkojnë deri në fund hetimeve për listat e veteranëve.

Thaçi po ashtu ka thënë se qytetarët meritojnë që të kenë qartësi të plotë për këtë proces në mënyrë që veteranët e vërtet të përfitojnë nga përkrahja instititucionale.

Postimi i plotë:

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kushdo që mundohet të abuzojë me të, meriton ndëshkimin maksimal të institucioneve të drejtësisë. I ftoj autoritetet e drejtësisë që hetimit për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve t’i shkojnë deri në fund. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale”, ka shkruar Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme