Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zyrtarin kryesor ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, të shoqëruar nga Votim Demiri, Kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve.
Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për ndihmën dhe përkrahjen që shteti i Izraelit u ka dhënë qytetarëve të Kosovës, sidomos në vitet 1998 dhe 1999.
“Miqësia jonë i ka rrënjët thellë në histori dhe në fatet e ngjashme që kemi pasur si popuj”, u shpreh presidenti Thaçi, duke i falënderuar për vendimin që edhe Bashkësia Hebraike e Kosovës të bëhet pjesë e Kongresit Botëror të Hebrenjve.
Zyrtari i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, theksoi se populli hebre nuk e harron ndihmën e popullit shqiptar për popullin hebraik.
Ai shtoi se shteti i ri i Kosovës ka potenciale të shumta.
“E gjeni veten në një rajon të ndjeshëm dhe është i admirueshëm përcaktimi për paqe dhe harmoni mes feve”, u shpreh Singer.
Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është shembull i tolerancës mes popujve, feve dhe kulturave.
“Toleranca dhe bashkëjetesa janë vlera tonat”, potencoi presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova është shtëpi e të gjithë komuniteteve të saj.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...