Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë sfidën më të madhe publike kryeministrit Ramush Haradinaj pas deklaratave të këtij të fundit se “korrigjimi i kufijve tashmë është opsion i vdekur”.
Në një konferencë për shtyp, të hënën, Thaçi e ftoi Haradinajn që “t’i korrigjojë deklaratat” e veta.
“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjoje deklaratat e tij në lidhje me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme për Kosovën. Të gjithë e dijmë se pozitat tona nuk janë të përhershme, mund të ndërrohet në rast se nuk korrigjohen”, tha ai.
Thaçi e konsideroi si “interesante” deklaratën e Haradinajt.
“Kjo tregon se ose është në humor të mirë ose ndihet komod në karrigen e vet. Një kryeministër normal nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi”, tha ai
“Nuk jam fare i shqetësuar për deklaratat populiste apo elektorale pa asnjë përmbajtje”, tha Thaçi.
Neymar nuk e mohon dëshirën për të luajtur sërish me Messin ...
Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë
Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...