Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se gjasat për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë janë minimale.
“Mundësia e arritjes së një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë është minimale, pothuajse e pamundur, por ja vlen për të provuar dhe do të bëjmë çmos që kjo të ndodh, por gjithmonë duke respektuar interesat e shtetit të Kosovës dhe projektit tonë të përbashkët, dua të jem i qartë dhe të ri-nënvizoj përsëri nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim, sikurse nuk do të lejojmë të krijohet ndonjë Republika Srpska, dëgjoj aty opinione se më mirë është një asociacion me kompetenca ekzekutive sesa demarkimi i kufirit”, tha presidenti.
Thaçi ka thënë po ashtu se askush nuk mundet ta detyroj Serbinë ta njoh Pavarësinë e Kosovës. Madje ai ka përmendur edhe shtetet me të fuqishme botërore. Ai ka insistuar se për të pasur njohje reciproke duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...