Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përsëritur edhe në takimin e samitit të Brdo-Brijunit se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte.
Ai theksoi se një marrëveshje duhet të arrihet sa më shpejtë.
“Pavarësisht ideve të ndryshme që mund të qarkullojnë poshtë e lartë, për Kosovën është plotësisht e papranueshme themelimi i Asociacionit , ndonjë model gjermano-gjerman apo i një ideje për një sovranitet të dyfishtë. Mbesim me shpresë që ky proces të jete i pakushtëzuar”.
“Çdo ditë, jave apo muaj që kalon pa arritjen e një marrëveshje vetëm do të thellojë hendekun në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
Në fjalimin e tij në Tiranë, Thaçi theksoi nevojën e një qëndrimi unik të vendeve të BE-së lidhur me çështjen e dialogut dhe arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Ai gjithashtu qartësoi se ky proces zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Realisht ky proces ka ndodhur në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe jo mes Serbisë dhe shqiptarëve, sepse kur Serbia është marrë me Kosovën mund të jetë marre edhe me shqiptarët, e jo anasjelltas”
Përderisa u shpreh optimist për samitin e radhës në Paris, me ç’rast tha se pret organizim më të mirë dhe se do të ketë diçka konkrete se si te vazhdohet tutje, Thaçi pati kritika për samitin paraprak në Berlin.
“Unë kam qenë i tmerruar kur kam kuptuar se para shkuarjes në Samitin e Berlinit është konstatuar se SHBA-të nuk kanë qenë të informuara për Samitin e Berlinit. Procesi që po zhvillohet deri më tani me ndërmjetësen Federica Mogherini, së paku ka qenë i konsultuar dhe i koordinuar ngushtë me SHBA-të”.
Thaçi foli edhe për vizat dhe përsëriti që mos liberalizimi “është një padrejtësi, diskriminim dhe ndëshkim shumë i panevojshëm”.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...