Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me ish-kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku i kanë shkuar sot për vizitë, babait të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Fazli Veselit.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se familja Veseli, është njëra ndër familjet që gjatë kohës së luftës i ofruan strehim e i mbajtën me bukë sikurse të ishin anëtar të familjes së tyre.
Lushtaku thotë se Veseli ende i këshillon në rrugën drejt zhvillimit të vendit.
Ky është postimi i Sami Lushtakut:
Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyer, qendron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...