Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka mbajtur një konferencë me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë krerë të pozitës dhe opozitës si dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi ka thënë se për më tepër se një vit janë duke diskutuar për procesin si shtet, raporton arbresh.info.
“Nga ky proces varet qëndrueshmëria dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe OKB. Ky dialog mes dy shteteve është i domosdoshëm. Duam që njëherë e përgjithmonë ta qartësojmë situatën me Serbinë. Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshjeje paqe, mbi një shekull. Kemi pasur raporte armiqësie me Serbinë. Ka ardhur koha ta bëjmë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Këtë konkludim e bazoj në tri argumente. Ruajtja e status quo-s është e gabueshme, është kthim prapa. Në 12 muajt e fundit ka përkeqësim të raporteve me Serbinë. Vitin e kaluar kërkonim me ngulm që SHBA të ketë rol vendimtar në këtë dialog, tani jemi dëshmitar nga letra që mora nga Presidenti Trump është përkushtim të na ndihmoj dy shteteve për të arritur marrëveshjen. Dhe e treta të gjithë ne në skenën politike e kemi një qëndrim të njëjtë për arritjen e marrëveshjes ku është njohja reciproke mes dy shteteve. Pikërisht letrat nga sekretari Pompe kemi marr garanci se marrëveshja përfundimtare nënkupton njohjen reciproke dhe nuk mund të kemi garanci më të madhe”, ka thënë ai.
Thaçi ka theksuar se do të ishte i lumtur nëse marrëveshja bëhet pa bisedime dhe pa asnjë kusht.
“Kjo do të ishte konkuldimi më i drejtë i këtij dialogu që ka nisur qe 20 vite. Por kjo nuk ndodhë që të ketë një politikë të drejtë. E di që na presin bisedime jo të lehta, por ne me këmbënguljen tonë do ta kemi një marrëveshje me Serbinë me njohje reciproke”, theksoi ai.
Presidenti ka thënë se janë inkurajuese angazhimet e partive politike si nga koalicioni dhe opozita që kanë nxjerr rezolutën për dialogun.
“Tani do të votohet edhe platforma. Po ashtu është formuar edhe delegacioni dhe besoj se do të ecim qartë e mirë në këtë rrugë”, tha ai./Arbresh.info/
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi