Google ADS

Thaçi deklarohet për letrën e Trump dhe vendimin për vizat

12:22 | 19 Dhjetor 2018
arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi, para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka folur për letrën e marrë, të marten, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“I vlerësoj lartë përkushtimin dhe zotimin për mbështetje dhe ndihmesë për arritjen e një marrëveshje finale dhe historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nënkupton njohje reciptrojke, ndryshimin e rezolutës 1244, dhe ulësen në OKB. E vlerësoj lart ndihmesën e zonjës Mogherini. është mbështetje e jashtëzakonshme dhe mesazhi i Trumpa është i njejtë me atë të ish-presidentët e mëhershëm, Bushit të vjetër, Klintonit dhe Bushit të ri. Ky mesazh pas 11 vjetësh është edhe një qëndrim i qartë për mbështetjen ndaj Kosovës. ShBA-të do të jenë pranë nesh,” deklaroi Thaçi, përcjellë arbresh.info.

Ai bënë thirrje që msazhet e Trumpit duhet lexuar drejtë.

“Nk kemi aleat më të respektuar se shtetet e Bashkuara të Amerikës. ShBA-të më në fund folën. Marrëveshja Kosovë-Serbi do të sjellë më tepër paqe dhe stabilitet,” shprehet presidenti Thaçi

Ai përsërit qëndrimin se uniteti politik do t’i sillte Kosovës një marrëveshje më përmbajtësore në fazën finale të negociatave me Serbinë. \

“Sa më unik të jemi marrëveshjet do të jenë më cilësore. Duke qenë unik është avancim në kuadër të përgatitjeve për fazën finale. Njerëzit me përvojën e tyre do të mund të afirmonin këtë proces dhe do t’i jepnin cilësi këtij procesi,” thotë Presidenti.

Duke komentuar liberalizimin e vizave për Kosovën, ai thotë se është vonesë e padrejtë që po i bëhet qytetarëve.

“Është takim i liderëv të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj që do të jetë bilanc i angazhimeve dhe zotimeve për të ardhmen evropiane. Rajoni duhet të integrohet me shpejtë në BE. Vonesa për liberalizimin e vizave është i pa drejtë.”

Duke folur për ushtrinë, ai shton se Kosova duhet të fokusohet në zhvillimin e ushtrisëdhe profesionalizimin e saj. “Duhet më shumë përkushtim për ntegrime euroatlantike.”/arbresh.info/

Të ngjashme