Google ADS

Thaçi: As që më bëjnë përshtypje fjalët se kam frikë nga Gjykata Speciale

15:51 | 28 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën për media duke u përgjigjur në pyetje ka komentuar zërat në opinion se po ka frikë nga Gjykata Speciale.

“Hiqe plotësisht se as që më bënë përshtypje fare”, tha Thaçi kur u komentoi zërat se ai po ka frikë nga Gjykata Speciale.

Tutje, ai ka deklaruar se është krenar me UÇK-në dhe me punën e tij gjatë kohës së luftës. Një pjesë të këtij deklarim ai e bëri në gjuhën angleze.

“Unë tash e më tepër se tri dekada ballafaqohem me Serbinë në luftën për liri dhe pavarësi. Ndihem shumë krenar, “I’m very proud” që kam udhëhequr UÇK-në në rrafshin politik. Nuk ka çmim, nuk ka sakrificë që më cënon përballë kësaj krenarie e këtij suksesi që e kemi arritur, që ta largojmë Serbinë njëherë e mirë nga Kosova”, tha në mes tjerash presidenti Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme