Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka njoftuar se ky i fundit ka anuluar udhëtimin për në Sarajevë ku do të merrte pjesë në samitin në kuadër të takimit vjetor të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Arsye për anulimin e udhëtimit thuhet të jenë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.
Në njoftim thuhet se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës janë në nivelin më të ulët të mundshëm.
“Përkundër vullnetit politik dhe gatishmërisë sonë shtetërore që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje Hercegovinën dhe njohje reciproke, fatkeqësisht deri më sot ky vullnet jo vetëm që nuk është pranuar, por shpeshherë edhe është keqpërdorur”, thuhet në njoftim
Po ashtu është theksuar se për shkak të mos njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Bosnjës, ky shtet mban ende në fuqi regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
“Është paradoksale një situatë e tillë, ku përkundër luftës së përgjakshme që ka ndodhur dhe pavarësisht që ende nuk kemi një marrëveshje për normalizim, lëvizja e lirë pa pasaporta dhe pa viza funksionon ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa në anën tjetër Bosnje Hercegovina vazhdon t’i diskriminojë qytetarët e Kosovës me regjim të vizave”, thuhet në njoftim.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve