Teuta Haxhiu për opozitën: S’po mund të dalin nga rruga pa krye

21:40 | 25 Tetor 2018
V. S.

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka sulmuar sot Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas kërkesës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, për vazhdimin e Seancës së jashtëzakonshme dhe për miratimin e një rezolute, e cila kërkon që çështja e kufijve të mos diskutohet me Serbinë në dialogun e Brukselit.

Haxhiu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, i ka cilësuar kundërthënëse kërkesat e Hotit.

“Si është e mundur që në njërën anë të kërkohet një gjë e tillë duke e pranuar faktin se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kundër qëndrimit të njëanshëm dhe absurd të presidentit Thaçi, ndërsa në anën tjetër të kërkosh seancë të jashtëzakonshme. Madje kur kësaj i shtohet fakti i vendosmërisë së kryeministrit Haradinaj , i cili disa herë është deklaruar kundër qëndrimit të presidentit”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

“Prandaj ju zt. Hoti dhe kolegë të nderuar të opozitës, përderisa po merrni pjesë në komisione, po shkoni në udhëtime jashtë vendi, po nënshkruheni në fillim të seancave, kthehuni në Kuvend,shkurtojeni “rrugën pa krye”,nga e cila tashmë po shihet se jeni bindur se nuk delni dot”, është shprehur Haxhiu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme