Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës ka informuar se grupi prej 170 pelegrinëve serbë kishin marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës për qëndrim dyditor në Kosovë dhe për të vizituar Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës dhe fshatin Studenicë.
“Policia e Kosovës me qëllim të mbarëvajtjes së kësaj vizite ka planifikuar masa të sigurisë si në përcjelljen e vazhdueshme policore ashtu edhe gjatë qëndrimit të tyre në lokacionet e potencuara. E tërë vizita që nga fillimi e deri në fshatin Studenicë ka kaluar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim të Policisë.
Sipas policisë, një grup prej 50-60 qytetarëve të fshatit Studenicë në shenjë pakënaqësie ishin tubuar me qëllimin që ta bllokonin rrugën. Në njoftim thuhet se policia kishte arritur t’i largonte nga rruga qytetarët për të mundësuar lëvizjen e grupit serb.
“Gjatë largimit të autobusëve derisa policët ishin duke e mbajtur rrugën e lirë, persona të panjohur në atë kohë kishin hedhur gurë në drejtim të tyre, me ç’rast kanë dëmtuar një xham të njërit autobus si dhe janë plasaritur disa xhama të autobusit tjetër. Nën përcjelljen e policisë, vizitorët janë larguar të sigurt dhe pa lëndime fillimisht në drejtim të qytetit të Istogut dhe pas ndërmarrjes se proceduarave të autorizuara ligjore është vazhduar sipas agjendës në drejtim të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’, si dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë se luajtshme’.
Pas nisjes së hetimeve, policia ka njoftuar se më 22 tetor ka shoqëruar në stacionin policor në Istog 11 persona, nga të cilët pesë janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Pas intervistimit, ne konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu lidhur me dëmtimin e xhamave të autobusëve janë identifikuar tre persona të mitur, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit sipas procedurave, me urdhër te prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë te rregullt.
Policia ka thënë po ashtu se kanë nisur edhe hetim të brendshëm disiplinor për të bërë vlerësimet operacionale gjatë zbatimit të detyrave.
Në fund, policia ka thënë se “mbetet e përkushtuar qe me të gjitha kapacitetet e saja të realizojë objektivat kryesore dhe zbatimin e detyrave ligjore që përmbajnë por nuk kufizohen vetëm me mbrojtjen e jetës dhe pronës si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetaret pa përjashtim”.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”